Site icon Telegrafi

Jahja Lluka në Bosnje: Qeveria po bënë çdo gjë që familjet e personave të zhdukur të mësojnë vendndodhjen e tyre

Jahja Lluka, këshilltari i kyemnistrit Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Komisionit për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj kanë marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Kornizën Institucionale dhe Ligjore në Mbrojtjen e të Drejtave të Personave të Zhdukur dhe Familjeve të Tyre, organizuar nga Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Bosnjë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e harmonizimit të legjislacionit vendor me Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Personave nga Zhdukjet e Dhunshme.

Në këtë rast, Jahja Lluka , theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për plotësimin e ligjeve në respektim të drejtave dhe lirive të njeriut dhe përpjekjen institucionale që familjet e personave të zhdukur, të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Në këtë takim nuk ishin pjesë përfaqësuesit nga Serbia.

Më poshtë postimi i plotë i Jahja Llukës në Facebook:

Republika e Kosovës mbetet shembull në rajon për respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur, përkatësisht hartimin dhe zbatimin e bazës ligjore në njohjen e statusit dhe respektimin e të drejtave të personave të zhdukur dhe familjeve të tyre. Megjithatë, në asnjë rrethanë kjo nuk nënkupton që duke u pajtuar me këtë fakt , ne nuk do të bëjmë edhe më shumë për këtë kategori, që mbetet tema më e dhimbshme që ka shteti ynë.

Andaj në adresim të kërkesave të familjeve të personave të zhdukur, është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, finalizimi i Koncept Dokumentit për Persona të Zhdukur , si një përpjekje institucionale për plotësim të mëtejmë të bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version