Site icon Telegrafi

Jahaj në Has të Prizrenit: Tash ka një alternativë dhe shpresë për të rinjtë

Në orët e para të ditës së sotme edhe zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kastriot Jahaj, kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa ishte i pranishëm në rajonin e Hasit të Prizrenit, transmeton Telegrafi.

Ai ka bashkëbiseduar me qytetarët duke thënë se tash ka një alternativë dhe shpresë për të rinjtë.

“Në takimet me banorë të Prizrenit dhe të fshatit Damjan të Hasit biseduam për të ardhmen, për perspektivën e rinisë, për zgjidhje të problemeve të përditshme dhe nevojën për ndryshim të pushtetit me politikanë të rinj. Me besimin dhe mbështetjen e tyre, do të angazhohemi maksimalisht që Prizreni dhe Hasi, të bëhen vend i shpresës, i zhvilluar e me perspektivë për të rinjtë”, ka shkruar ndër të tjerash Jahaj në Facebook teksa ka publikuar disa imazhe të takimeve me qytetarët.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version