Site icon Telegrafi

Jagxhillar: Kemi propozim për kufizim të mëditjeve për deputetët

Projektligji për pagat nuk synon rritjen apo zvogëlimin e pagave, por vendos disiplinë në sistemin e pagave.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, ka thënë se Projektligji për pagat ka për qëllim vendosjen e disiplinës në sistemin e pagave.

Ai ka bërë me dije se tani janë duke u proceduar dokumentet e tjera përcjellëse dhe Kuvendi i Kosovës, sipas agjendës së vet, do të përcaktojë se kur do të jetë në rend të ditës Projektligji për pagat.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Jagxhillaru ka theksuar se në Projektligjin për pagat është propozuar që mëditjet e deputetëve të mos e kalojnë 25 përqindshin e pagës bazë.

Ai ka treguar se aktualisht mëditjet e deputetëve e kalojnë 25 për qindëshin e pagës së tyre.

“Është një propozim që të kufizohet përqindja e përfitimit të mëditjeve deri në 25 për qind të pagës bazë”, ka thënë Jagxhillari.

Por, ai nuk ka mundur të pohojë e as të mohojë nëse kjo do të rrisë apo zvogëlojë mëditjet e deputetëve.

Sipas Jagxhillarit, paga e deputetëve do të duhet kur të caktohet vlera e koeficientit të kësaj pozite.

Exit mobile version