Jaguar R-Type përplaset për shtyllën e ndriçimit, pak ditë pas restaurimit (Foto)
Agron Shala
Kjo makinë e vjetër e cila është prodhuar në vitin 1973, është përplasur për një shtyllë elektrike, pak ditë pasi i është nënshtruar një restaurimi të detajuar.
Megjithëse pronari ka shpëtuar i palënduar, fatin e mirë nuk e ka vetura, transmeton Telegrafi.
Vetura e rrallë ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, pasi drejtuesi e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në shtyllën që ndodhet në një rrugë në Cambridgeshire të Anglisë.
Si pasojë e aksidentit, në automobilin me ngjyrë të kuqe duhet të shpenzohen edhe mijëra euro tjera, për ta kthyer sërish në rrugë.
Mësohet se ky R-type ka vetëm disa ditë që ka dalë në rrugë, sepse për një kohë të gjatë ka qenë i mbyllur në garazh.
Çmimet për një veturë të tillë nisin nga 63 mijë euro, varësisht nga gjendja në të cilën ndodhen. /Telegrafi/