Kompania britanike Jaguar do të ndërrojë logon e saj, duke hequr macen e madhe si pjesë e një ribrendimi radikal elektrik, ku kjo lëvizje nuk do të tërheq edhe aq shumë klientët tradicionalë.
Logoja me kokën e jaguarit është e njohur botërisht, e përdor për dekada në pjesën e përparme të veturës ikonike, përfshirë edhe E-Type, transmeton Telegrafi.
E me lëvizjen më të fundit, kjo kompani është në kërkim të identiteti të ri që kërkon klientë të ndryshëm, më të pasur kur bëhet fjalë për veturat elektrike.
Logoja do të vazhdojë të mbetet në disa modele të modifikuara, por duke parë planet ambicioze – ata synojnë të krijojnë vetura elektrike brenda një afati prej 12 muajsh.
Nga Jaguar kanë bërë të ditur se nuk kanë plan “B”, duke theksuar se janë të “patrembur” sa i përket sfidës për të kaluar nga veturat konvencionale në ato elektrike. /Telegrafi/