Hapat e parë të këtij projekti, janë ‘pikët e mirëqenies’ të secilit pasagjer
Statistikat tregojnë se 70 për qind e njerëzve, përjetojnë mundim derisa janë duke udhëtuar me makinë, transmeton Telegrafi. Të gjithë që kanë kaluar nëpër këtë ndjesi, e dinë mirë se sa e papërshtatshme dhe neveritëse është.
Prodhuesi anglez Jaguar Land Rover, është duke punuar në largimin e mundimit që shkakton udhëtimi, duke u bazuar të dhëna e udhëtarëve që kanë kaluar mijëra milje – ndërsa po zhvillon formë, se si mund ta shmangë këtë ndjesi.
Gjithçka do të fillojë me ‘pikët e mirëqenies’ që është një sistem, që detekton kur pasagjeri nisë të ndihet keq, apo t’i fillojnë të vjellat, para se ata vet t’i kenë ndjerë.
Bazuar në këto pikë, makina do të merr vendim në zbutjen e formës së udhëtimit dhe rikthimin e ekuilibrit te udhëtari. Suspensioni adoptues që e ka Jaguar E-Pace, mund ta kthejë ekuilibrin për dhjetë milisekonda.
Kalkulimet i bën kryesisht në bazë të elementeve të jashtme, siç është kualiteti i rrugës dhe e kthen qëndrimin e duhur, në mënyrë që ta stabilizojë gjendjen. E-Pace ka 26 sisteme rregullimi në një karrige, duke i mundësuar udhëtarit që ta gjejë pozitën optimale, madje edhe të përshtatet me lartësinë e ekranit përballë.
Meqenëse të lexuarit gjatë udhëtimit, është shkaktari kryesor i mundimit të pasagjerit, me këtë sistem, leximi, puna në llaptop apo tablet, apo thjeshtë kënaqja gjatë udhëtimit do jetë shumë më e mirë.
“Derisa po shkojmë drejt vozitjes autonome, kur pasagjerët kanë më shumë mundësi të kenë pushojnë dhe te kryejnë aktivitete, të ndjerit keq është i papranueshëm. Secilit do t’i jetë përshtatur qëndrimi në veturë, sikur i qepur prej rrobaqepësit” ka thënë Spenser Salter, që është në krye të ‘teknologjisë së mirëqënies’ në Jaguar Land Rover.
Mund të merr kohë derisa Jaguar Land Rover, ta implemetojë këtë teknologji, por nëse jeni në mesin e atyre që ndihen keq gjatë udhëtimit, të jeni të sigurt se dikush po punon në këtë veprim. /Telegrafi/