Site icon Telegrafi

Jaguar Land Rover angazhon inxhinierin kryesor, prapa modeleve më të mira Ford Performance (Foto)

Jamal Hameedi ishte inxhinieri kryesor, prapa modeleve më të mira në Ford Performance

I njëjti inxhinier, kryesoi ekipet që punuan makinat si, Mustang Shelby GT350, Fiesta ST, Focus ST, Focus RS, F-150 Raportor dhe supermakinës së fundit GT, transmeton Telegrafi. Roand and Track ka mësuar dhe konfirmoi nga Ford, se Hameedi e ka lënë kompaninë për Jaguar Land Rover. Nuk dihen arsyet a largimit të tij, por besohet të ketë marrë një ofertë të cilën nuk ka mundur ta refuzonte.

Vlen të theksohet fakti, se Ford ka larguar shumë makina nga linja Performace, për t’i zëvendësuar me crossover, gjë që ka mundur të ndikonte në vendimin e inxhinierit. Por, ka ende shumë punë pa u kryer dhe Mustang nuk është larguar asnjëherë. Madje, pritet gjenerata e tretë e modelit GT. Hameedi e ka filluar punën në Ford më 2005, ndërsa vetëm një vit më pas u bë menaxher i projektit të gjeneratës së parë të Ford GT që u lansua më 2006.

Në anën tjetër, Jaguar Land Rover nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për pozitën konkrete që do ta ketë Hameedi, përgjegjësitë apo konfirmimin se vërtetë është angazhuar. Por, sikur gjithçka të jetë e vërtetë, ai pritet të tregojë aftësitë dhe talentin në modelete ekzistuese si F-Type SVR, F-Pace SVR  të ri dhe Range Rover Sport SVR, si dhe shumë kupe, sedanë dhe crossover që do të vijnë. /Telegrafi/

Exit mobile version