Telegrafi

Jaguar ka bërë të ditur kur do të tregojnë ndryshime ne F-Type të ri

Dukjen e F-Type të ri që lansohet gjatë vitit që vjen, Jaguar do ta tregojë në fillim të muajit që vjen

Modeli F-Type është lansuar para gjashtë vitesh dhe nuk duket aq i vjetër, por Jaguar ka vendosur t’ia freskojë dukjen, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë, është parë derisa testohej me shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa tani është bërë e ditur se kur do të shfaqet në tërësi.

Në një video të shpërndarë, Jaguar ka bërë të ditur se më dy dhjetor, do të bëhet prezantimi i kësaj makine, por nuk ka treguar asnjë prej pjesëve që mund të ketë.

Vetura duket se do të arrijë shpejtësi të lartë, pasi që shihen vetëm shifrat e kilometrave në orë, derisa duke se kalon nëpër shirit.

Teknologji e lartë pritet të jetë vendosur në Jaguar F-Type të ri, si dhe të ketë stil dhe dukje të mirë. /Telegrafi/