Telegrafi

Jaguar feston për ndryshimet ligjore që u lejojnë grave të vozisin në Arabinë Saudite (Video)

Festimi më i mirë, është ngasja nëpër pistë e modelit të fuqishëm F-Type

Arabia Saudite ka bërë disa ndryshime ligjore, me të cilat u lejon sërish grave që të vozisin, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, Jaguar ia ka dhënë pilotes arabe Aseel Al Hamad një F-Type, me të cilin për herë të parë ka bërë xhiro në një pistë të mbyllur. Me këtë rast, po kërkohet që 24 qershori, të bëhet Dita Botërore e Vozitjes, dhe Hamad së bashku me Jaguar, kanë nisur një projekt të gjerë, që tërë bota të festojë mundësinë  e të qenit mbi timon.

Përmes një thurjeje në rrjetet sociale, Jaguar pop kërkon që me shënimin e kësaj dite, të bëhet më shumë për sigurinë dhe ngritjen e vëmendjes mbi ngasjen. Në anën tjetër, Hamad është pilotja e parë arabe që është anëtare e Saudi Arabian Motor Federation, që për herë të parë deri më tani, ka bërë xhiro në vendlindjen e saj. /Telegrafi/