Site icon Telegrafi

Jaguar bëhet gati për një epokë të re – njofton investimin 77 milionë eurosh

Prodhuesi britanik i veturave Jaguar Land Rover do të investojë 77 milionë euro për të zgjeruar shërbimet e tij të lyerjes me porosi.

Objektet e reja të bojës do të krijohen në Castle Bromwich në Mbretërinë e Bashkuar dhe Nitra në Sllovaki, për të mbështetur operacionin.

Jaguar tha se do të dyfishonte kapacitetin e saj për lyerje me porosi për të përmbushur “kërkesën në rritje për automjete luksoze të personalizuara”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se vendimi vjen pas një investimi të ngjashëm nga konkurrenti Rolls-Royce, i cili njoftoi më herët në janar se do të investonte 357 milionë euro në zgjerimin e fabrikës Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, në dhjetor, Jaguar gjithashtu bëri bujë duke prezantuar një koncept të ri elektrik “Type 00”.

Automjeti shkaktoi reagime të ndryshme në rrjete sociale, me disa që pretendonin se prodhuesi e kishte humbur rrugën e tij si një markë luksoze. /Telegrafi/

Exit mobile version