Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës (KiE), Thorbjørn Jagland, u bëri thirrje të gjitha partive në Maqedoni që të respektojnë marrëveshjen e Përzhinos dhe të mbahen zgjedhjet, ku do të marrin pjesë të gjithë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo thirrje erdhi pas pyetjeve të deputetit francez, Pierre-Yves Le Borgn’, zëdhënës i grupit socialist në mbledhjen parlamentare të KiE-së, i cili iu qas situatës në Maqedoni, pas faljes së kryetarit Ivanov, të politikanëve që janë nën hetime.
Sipas Le Borgn’, vendimi i Ivanovit nuk e respekton gjërësisht marrëveshjen e Përzhinos dhe paraqet kërcënim për zgjedhjet e 5 qershorit, duke e bërë të pasigurtë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/