Telegrafi

Jahjaga fton qytetaret në festimin e 20 vjetorit të NATO në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, udhëheqëse e fushatës “Për lirinë tonë”, ka deklaruar se për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i ShBA, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Medline Olbrajt dhe shumë personalitete të rëndësishëm.

Jahjaga në një konferencë për media ka thënë se më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror.

“Në këtë ngjarje ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës, sepse është një datë historike për vendin tonë”, tha Jahjaga.

Ajo shtoi se ftesa kanë dërguar edhe te të gjithë vendimmarrësit në rajon, ndër ta edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. /kp/Telegrafi/