Raportohet se Paris Sinat-Germaini është i gatshëm ta shesë Neymarin në këtë verë, duke e zëvendësuar me Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit.
BBC Sport raporton se skuadra franceze e ka ulur çmimin në 185 milionë euro, shumë kjo më e vogël sesa ka paguar në vitin 2017 për ta transferuar nga Barcelona.
Bëhet e ditur se PSG është duke tentuar ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi, mirëpo duhet të paguajnë rreth 150 milionë euro.
Talenti anglez ka shkëlqyer te skuadra në sezonin që lamë pas, gjersa ka marrë vëmendjen e skuadrave, si Manchester United dhe Liverpool.
PSG është e gatshme që t’i ofrojë Sanchos një pagë dy herë më të larët se sa që fiton aktualisht te skuadra gjermane me një kontratë pesëvjeçare.
Parisienët janë në dijeni se Neymari e dëshiron largimin nga Parku i Princave, me Barcelonën dhe Real Madridin që janë të interesuara për transferimin e brazilianit. /Telegrafi/