Telegrafi

Jadon Sancho i hapur për rikthimin te Manchester City

Jadon Sancho po e kërkon rikthimin në Angli, derisa aktualisht po luan te Borussia Dortmundi.

Anësori anglez është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, mirëpo qëllimi i tij është që të rikthehet në vendlindje.

The Sun raporton se Sanhco është i hapur që të rikthehet te Manchester City, aty ku kishte kaluar në vitin 2015 nga Watfordi.

Mediumi bën të ditur se nëse Citizens bëjnë ofertë për të, ai do të pranojë të rikthehet në Etihad Stadium.

Ishte pikërisht Pep Guardiola që nuk i kishte dhënë hapësirë në skuadrën e parë, duke e lënë të kalojë te Dortmundi.

Skuadra gjermane arriti të nxjerrë më të mirën nga ai, ndërsa tani e vlerëson në vlerën e 120 milionë eurove.

Chelsea, Liverpool dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuara angleze, mirëpo nuk mungon as interesimi nga Serie A e La Liga. /Telegrafi/