Aktorja angleze, Jacqueline Jossa, thuhet se është ndarë nga burri i saj, Dan Osborne.
Pretendohet se martesa e tyre u bë ‘e pa realizueshme’ ndërsa ishin në mbyllje dhe ish-ylli i “TOWIE”, 28-vjeç, besohet se është larguar nga familja e tyre, sipas The Sun.
Marrëdhënia e çiftit ka qenë e rrënuar me akuzat për mashtrim dhe tensionet mes palës raportohet se kanë filluar prej kohësh.
“Jac dhe Dan kanë pasur problemet e tyre, por izolimi i ka bërë edhe më keq. Ajo ka nevojë për hapësirë, për frymëmarrje”, ka thënë një burim pranë çiftit.
“Çifti kanë pasur probleme mjaft shumë dy vitet e fundit, por padyshim që izolimi ndikoi edhe më shumë”, vazhdoi më tej burimi.
Është sugjeruar që Jacqueline dhe Dan të ‘rivlerësojnë’ marrëdhënien e tyre pasi të mbarojë periudha e bllokimit dhe kur të rikthehet normaliteti.
Ata gjithashtu besuan se ishte e pashëndetshme për fëmijët t’i shohin ata duke debatuar ndërsa të gjithë u izoluan në shtëpinë e tyre prej një milion funtash së bashku.
Ndryshe, Jacqueline dhe Dan u martuan më 24 qershor 2017 në Cheshire Manor House. /Telegrafi/