Telegrafi

Jackman rikthehet në rolin e Wolverine, do të luajë në filmin “Deadpool 3”

(Foto: Screenshot/Twitter)

Aktori australian, Hugh Jackman, do ta përsërisë rolin e tij si Wolverine në vazhdimin e tretë të “Deadpool”. Lajmin e ka konfirmuar ylli kryesor i filmit, Ryan Reynolds, përmes rrjeteve sociale.

“Më duhej të mendoja me kujdes për këtë, duhet të përpiqemi t’i qëndrojmë besnikë personazhit, të gjejmë thellësi të reja, motivim, kuptim. Çdo ‘Deadpool’ duhet të dallohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët”, ka thënë ndër të tjera Reynolds.

Në ndërkohë, pas tij u shfaq Jackman duke kaluar pranë dhe duke u ngjitur shkallëve në katin e dytë.

“Hej Hugh, a dëshiron ta luash Wolverine edhe një herë?”, pyeti Reynolds.

“Po, sigurisht Ryan” u përgjigj Jackman shkurt.

Derisa në sfond dëgjohej “I Will Always Love You” e Whitney Houston, por me një lojë fjalësh “I will always love Hugh” dhe “Coming Hugh” duke iu referuar Jackmanit.

Filmi “Deadpool 3” do të jetë i gatshëm pas dy vitesh dhe do të nisë shfaqjen nëpër kinema në kinema më 6 shtator 2024. /Telegrafi/