Site icon Telegrafi

Jackman mohon të ketë marrë steroide për rolin e Wolverine

(Foto: Twentieth Century Fox Film)

Hugh Jackman ka deklaruar së fundmi se nuk ka përdorur steroide për rolin e tij në “The Wolverine”, sepse nuk e do aq shumë punën, saqë ta sakrifikonte shëndetin e tij për rolin.

Aktori është i njohur për shtimin e masës muskulore për ta luajtur superheroin, por gjatë një interviste në Who’s Talking to Chris WallaceHBO-së, ai ka thënë se kurrë nuk ka përdorur steroide për t’u transformuar në personazhin e popullarizuar.

“Jo, e dua punën time. E dua edhe Wolverine. Duhet të jem i kujdesshëm se çfarë them këtu, por në mënyrë anekdotike më kanë thënë se cilat janë efektet anësore, ndërsa unë u thashë se nuk e dua atë aq shumë”, ka theksuar 54-vjeçari.

(Foto: Twentieth Century Fox Film)

Ai ka pranuar se në formë të mirë erdhi me të ashtuquajturën mënyrë shkollore. Është stërvitur shumë dhe ka ngrënë shumë mish pule, prandaj u kërkoi falje të gjithë veganëve dhe vegjetarianëve, si dhe pulave.

Gjithashtu, për t’u përgatitur për këtë rol, Jackman studioi ujqërit. Ndryshe, ai do ta përsëritë rolin e Wolverine në filmin e ardhshëm të Marvel, “Deadpool 3”, i cili është planifikuar të shfaqet në shtator 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version