Telegrafi

Jackman falënderon Crowe për karrierën

Jackman arriti sukses me rolin e Wolverine në filmat “X-Men” të Bryan Singer, rol të cilin paraprakisht e kishte refuzuar Crowe dhe ia kishte sugjeruar atij që ta pranonte.

“Jemi miq të mirë dhe unë në fakt ia kam borxh karrierën, sepse refuzoi ta luante Wolverine”, ka thënë 44-vjeçari, i cili ka luajtur në vazhdimet “X2”, “X-Men: The Last Stand”, “X-Men Origins: Wolverine” dhe “X-Men: First Class”. /Telegrafi/