Jack Wilshere ka pasur një moment për t’u harruar në stërvitjen në javën e tij të parë me klubin e ri Aarhus Gymnastikforening.
Lojtari 30-vjeçar ka nënshkruar për klubin danez në një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, me mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes së tij edhe për një vit tjetër.
Ish-lojtari i Arsenalit kishte qenë pa klub që kur u largua nga Bournemouth verën e kaluar pas përfundimit të kontratës së tij.
Wilshere u bashkua me shokët e skuadrës së re në stërvitje të hënën pasi nënshkroi një marrëveshje, nga e cila do të marrë 5000 euro në javë.
Ai dukej se ishte pak i ngurtë, duke humbur një gol me portë të hapur vetëm pak metra larg. /Telegrafi/