Ai është personazhi i famshëm i fundit i cili ka marrë një prerje flokësh në karantinë nga e dashura e tij ndërsa është në izolim.
Dhe Jack Whitehall u shfaq më pak se i impresionuar me rezultatet pas prerjes së flokëve nga e dashura e tij, modelja Roxy Horner të hënën.
Komediani, 31-vjeçar, ndau një video bardh e zi në Instagramin e tij duke treguar procesin para dhe pas prerjes me përshkrimin, “Dita e 57 në karantinë”.
Videoja filloi kur Jack u shfaq duke treguar se si i janë bërë flokët, ndërsa mbrapa tij kishte partneren.
Pas përfundimit të procesit, modelja 28-vjeçare mbajti dorën para kamerës dhe kur e tërhoqi atë Jack kishte nje pamje të re.
Në fillim ai dukej i kënaqur me rezultatet, megjithatë, pas inspektimit kuptoi se njëra anë ishte rruar shumë më e shkurtër duke rezultuar në një copëz gati-tullac nga veshi i tij.
Jack mbeti i befasuar ndërsa Roxy qeshte në sfond, qartë pa u shqetësuar nga aksidenti i saj.
Shumë të famshëm janë bashkuar me Whitehall për prerjen e flokëve në karantinë mes pandemisë së coronavirusit, përfshirë Philip Schofield, Chris Pratt, David Beckham, Piers Morgan dhe David Foster.
Jack dhe Roxy besohet se kanë filluar lidhjen e tyre para se Mbretëria e Bashkuar të merrte masa në mars për parandalimin e COVID-19. /Telegrafi/