Telegrafi

Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë i interesuar të blejë aksionet e Thorhirit te Interi

Së fundmi emri i shefit ekzekutiv të Alibabas, Jack Ma, është lidhur edhe me Interin.

Njeriu më i pasur në Kinë raportohet se ka shfaqur interesim të blejë 31 për qind të aksioneve nën pronësi të Erick Thohir.

Sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Ma do të investojë te zikaltrit nëpërmjet Yunfeng Capital, një kompani me bazë në Hong Kong, e krijuar së bashku me manjatin e teknologjisë  David Yu.

Erick Thohir (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Gazeta shpjegon vlera e aksioneve të Thohirit është rreth 150 milionë euro, shifër që nuk shikohet si problem për t;u paguar nga Yungfeng.

Ma ka lidhje të afërta me pronarin e Interit, Zhang Jindong, i cili ka blerë klubin italian në emër të kompanisë së tij, Suning Group.

Nën menaxhimin kinez skuadra nga Milano ka pasur rritje, por jo ende ashtu siç pritej fillimisht.

Interi aktualisht është në Ligën e Evropës, ndërsa në Serie A renditet i treti. Qëllimi është që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për titull në kampionatin elitar italian. /Telegrafi/