Jack Ma, themeluesi i gjigantit të shitjeve online Alibaba dhe një prej njerëzve më të pasur në Kinë pritet të “largohet” nga drejtimi i kompanisë. Lajmin e ka konfirmuar vet Ma në një prononcim për The New York Times.
Ma thotë se nuk do të jetë tërheqje e plotë nga drejtimi i kompanisë, por do ta zëvëndësoj pozitën me shefin ekzekutiv aktual të kompanisë, Daniel Zhang, përcjell Telegrafi.
54-vjeçari Ma ka deklaruar se do t’i përkushtohet filantropisë pas largimit nga drejtimi i Alibaba-së.
Ma në vitin 1999 ai themeloi kompaninë e tregtisë online, e cila sot vlerësohet plotë 420 miliardë dollarë.
“Është fillimi i një ere të re”, ka thënë Ma, teksa shpjegoi vendimin e tij. /Telegrafi/