Site icon Telegrafi

Jack Ma kishte vendosur një dekadë më herët për ditën kur do të largohej nga Alibaba

Kur themeluesi i Alibaba, Jack Ma u tërhoq muajin e kaluar nga drejtimi i kompanisë, nuk ishte një vendim që e mori lehtë.

55 vjeçari në muajin shtator të 2018-së tha se do të tërhiqej si kryetari i bordit drejtues duke i dhënë fund 20 vjetëve pranë gjigantit të teknologjisë, ku së fundi ai tha se ishte një plan që e kishte nisur që prej një dekade.

Duke folur në konferencën Global CEO të Forbes, Ma tha se që prej 2004 e kishte menduar tërheqjen, por ishte viti 2009, kur kompania e tij mbushi 10 vite, që filloi të bënte planet e largimit, përcjell Telegrafi.

“Atë ditë thashë se në 20 vjetorin tim në kompani, më 10 shtator 2019 do të tërhiqem”, tha Ma.

Lexo po ashtu Jack Ma dorëhiqet nga pozita e shefit të Alibabas

Ai shpesh ka thënë se do të dëshironte që kompania të cilën e themeloi në 1999 të jetonte për 102 vite. Për këtë ai tha se ka ekipi i kompanisë ka ndërtuar një sistem udhëheqje, i cili vlerëson mënyrat e reja të të menduarit dhe punuarit. Një sistem sipas tij që trajnon dhe krijon liderët e së nesërmes.

Ma u zëvendësua në krye të Alibaba nga shefi i grupit Daniel Zhang i bindur në aftësitë dhe strategjinë e tij të udhëheqjes. /Telegrafi/

Exit mobile version