Site icon Telegrafi

Jack Grealish shënoi gol mahnitës në debutimin e tij me Man Cityn në Ligën e Kampionëve

Jack Grealish ka pasur një debutim ëndrrash të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një gol individual fantastik në ndeshjen e Manchester Cityt me RB Leipzig në Etihad.

City e nisi mirë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve duke marrë një fitore 6-3 në trilerin e nëntë golave ndaj RB Leipzig.

Megjithatë, goli që po diskutohet më shumë është ai i katërti i Cityt i shënuar nga anglezi Grealish.

Lexo po ashtu Het-triku i Nkunku nuk i mjafton RB Leipzigut, Manchester City shënon gjashtë gola në fitoren e parë

Ish-kapiteni i Aston Villas shënoi një gol të bukur pikërisht në debutimin e tij apo në ndeshjen e parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Grealish mori një top të mirë gati në mesin e fushës në anën e majtë dhe pa u menduar filloi depërtimin teksa me të hyrë në zonë shënoi një gol të bukur.

https://twitter.com/celeblovebigwiz/status/1438470995724099584

Ky gol erdhi në minutën e 56-të dhe ishte për rezultatin 4-2.

Anglezi i bashkohet një grupi ekskluziv, elitar të lojtarëve që kanë shënuar në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, si Marco van Basten dhe Wayne Rooney. /Telegrafi/

Exit mobile version