Jacinda Ardern ka fituar një mandat të dytë si Kryeministre e Zelandës së Re pasi suksesi i punës së saj për sa i përket menaxhimit të pandemisë në vend, ia siguroi asaj një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, me 87 për qind të votave të numëruara, Partia e Punës e qendrës së majtë me Ardern mori 48.9 për qind të votave.
“Sonte Zelanda e Re ia dëshmoi partisë tonë mbështetjen e saj më të madhe”, u shpreh Ardern në fjalimin e së shtunës.
Ndërkohë sipas rezultatit Partia Kombëtare opozitare e qendrës së djathtë qëndron me 27 për qind të votave – më pak se 44 për qind, ndryshe prej zgjedhjeve të kaluara.
Votat ende janë duke u numëruar, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas tre javësh pasi të numërohen votat speciale – përfshirë ato të plotësuara nga shtetasit e Zelandës së Re që jetojnë jashtë vendit. /Telegrafi/