Zelanda e Re emëroi të hënën Ministren e parë të Jashtme indigjene, e cila do të përfaqësojë një nga parlamentet më të ndryshme në botë.
Nanaia Mahuta, e cila është Maori, popull indigjen i Zelandës së Re, katër vjet më parë gjithashtu u bë anëtare e parë femër e parlamentit me moko kauae, një tatuazh tradicional në mjekër.
Ministri i mëparshëm i jashtëm i vendit, Winston Peters, është gjithashtu Maori, raporton CNN.
“Unë jam e privilegjuar që jam në gjendje të drejtoj bisedën në hapësirën e huaj”, tha Mahuta, sipas transmetuesit kombëtar radio zelandare, transmeton Telegrafi.
Partia e Laburistëve e qendrës së majtë e kryeministres, Jacinda Ardern fitoi zgjedhjet me 49.1 për qind të votave sipas rezultateve paraprake.
Duke marrë 64 nga 120 vendet, partia e saj ishte e para që fitoi shumicën që kur sistemi aktual politik i vendit u prezantua në vitin 1996.
Parlamenti i Ardern duket se do të jetë një nga më të ndryshmet në botë. Pothuajse gjysma e ligjvënësve të vendit do të jenë gra – dukshëm më e lartë se mesatarja globale prej 25 për qind.
Rreth 10 për qind e parlamentit të ardhshëm janë pjesëtar të komunitetit LGBTI – më e lartë se mbajtësi i mëparshëm i titullit, Mbretëria e Bashkuar, ku rreth 7 për qind e anëtarëve të Dhomës së Komunave janë hapur homoseksualë. /Telegrafi/