Reperi i ri, Jachki, i ka bashkuar forcat me rokerin Bajram Bylykbashi, të njohur si BB Poqi.
Ata kanë risjellë një version të hitit “Qeshu” të grupit Telex. Një version të mëparshëm e ka pasur edhe vet BB Poqi, ndërsa këtë herë kanë ardhur me një kombinim të repit me muzikën rok.
Që nga bashkëpunimi me Naser Berishën në këngën “Vendi jem”, reperi kishte paralajmëruar se do të vinte me disa bashkëpunime të tjera dhe klipe.
Ai ka realizuar edhe një duet me B-K që po ashtu e ka sjellë me video, ndërsa kënga mban titullin “Do t’mungoj”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eg6Wu4JhBnI