Këngëtari Besart Halimi dhe Ilirjana Podrimaj sonte po kuroëzojnë dashurinë në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Një histori dashurie e nisur në videoklipin ‘Natës nuk i dihet’ vite më parë sonte po merr vulën përkrah qindra familjarëve dhe miqve.
Të pranishëm janë edhe shumë kolegë të Besartit që kanë vendosur të mos mungojnë në këtë ditë të rëndësishme për Besartin.
Mësohet se Blero dhe Afrona, Neki Emra dhe Zana Zhaveli, Mihrija dhe Naimi, Genc Prelvukaj përkrah emrave të tjerë të Blackfish Entertainment janë vetëm disa prej emrave të cilët festuan. /Prive/Telegrafi/