Site icon Telegrafi

Ja vendimi i Këshillit të prokurorëve për lëndët ”Magyar Telekom”, ”Verushevski”, ”Spiuni”, ”Ryshfeti” dhe ”Shpresa”

Këshilli i prokurorëve publik (KPP)i ka dorëzuar në Gjykatën themelore të Shkupit vendimet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për marrjen e lëndëve ”Magyar Telekom”, ”Verushevski”, ”Spiuni”, ”Ryshfeti” dhe ”Shpresa” nën kompetencën e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre vendimeve, PSP-ja nuk mund që t’i merr këto lëndë dhe se të njejtat janë nën kompetencë të Prokurorisë publike të Shkupit.

Në arsyetimin e këtij vendimi, KPP-ja thotë se për të marrë këto lëndë, nuk mjafton vetëm deklarimi i Katica Janevës kinse është kompetente, por duhet të dëshmojë se këto lëndë ndërlidhen me përgjimet./Telegrafi/

Exit mobile version