Gjykata e Tetovës ka shpallur fajtorë të pesë personat e përfshirë në rrahjen fizike në mes të dy familjeve në fshatin Merovë, ku janë përdorur edhe armë zjarri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo ngjarje ndodhi më 7 maj të vitit të kaluar, kur dy familje, në lidhje gjaku, u kacafytën për shkaqe pronësore të pazgjidhura. Dy persona ishin vrarë, kurse tre të tjerë ishin plagosur rëndë.
Burgim të përjetshëm i është dhënë SH. A (30), si fajtor për vrasjen e dyfishtë, të B. A (25) dhe B. A (24). Me nga shtatë vjetë dhe pesë vjetë, u dënuan vëllezërit, S. A (27) dhe F. A (25), nën akuzën për tentim vrasje të M. A (53). I katërti vëlla, F. A (33) është dënuar me tre vite burg, për armëmbajtje pa lej. M. A (53) është dënuar me një vit e gjysëm, për dhunë fizike./Telegrafi/