Site icon Telegrafi

BE-ja do të ndalojë Bitcoinin për të parandaluar financimin e terrorizmit

Këshilli dhe Parlamenti Evropian këtë të premte ranë dakord për të imponuar rregulla më të rrepta për ndalimin e platformave të këmbimit për Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera me qëllim për parandalimin e financimin të terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Këto masa synojnë të vendosin rregulla të reja që Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera të ndalohen pas sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel.

Një faktor tjetër është dhe zbulimi i “Panama Papers” dhe “Paradise Papers”, të cilat kanë treguar se si disa politikanë dhe të famshëm i kishin vendosur paratë e tyre në parajsat fiskale. Në përgjigje me këtë, Bashkimi Evropian zotua të pengojë shmangien e taksave dhe pastrimin e parave.

Ndonëse propozimi u përcaktua nga dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, duhej më shumë se një vit negociata për masat që duhej miratuar, shkruan DW, transmeton Telegrafi.

Masat e reja do t’i kërkojnë platformave që transferojnë Bitcoin, si dhe ofruesit e portofolit që mbajnë kriptovaluta, që të identifikojnë përdoruesit e tyre. Kufijtë do të vendosen për përdorimin e kartelave të pagesave me parapagim dhe kërkesat e transparencës për pronarët e kompanive me qëllim që besimi të rritet.

Gjithashtu këto masa sigurojnë një qasje më të madhe në informacion për hetuesit e vendeve, duke përfshirë regjistrat e llogarive kombëtare të llogarive bankare. Sipas Reuters, qasja në të dhënat mbi përfituesit e trusteve [marrëdhënie financiare në të cilën njëra palë, e njohur si një investitor, i jep një pale tjetër, administruesit të besuar, të drejtën për të zotëruar pronën ose pasuritë në dobi të një pale të tretë] do t’u jepet autoriteteve dhe “personave që mund të demonstrojnë një interes të ligjshëm”.

“Marrëveshja e sotme do të sjellë më shumë transparencë për të përmirësuar parandalimin e pastrimit të parave dhe për të prerë financimin e terrorizmit”, tha komisioneri i Drejtësisë së BE-së.

Duke e quajtur marrëveshjen një “zbulim të madh”, organizata “Transparency International” vuri në dukje se disa elemente ende mungojnë në masa.

“Megjithatë, ekzistojnë disa ndalesa, si mungesa e qasjes publike në informata mbi përfituesit e trusteve dhe aranzhimeve të ngjashme. Këto shtegje duhet të adresohen pasi që shtetet anëtare të BE-së fillojnë të zbatojnë këto rishikime”, shkruan “Transparency International” në faqen e tyre të internetit.

“Rregullat e reja tani duhet të miratohen zyrtarisht nga parlamentet dhe legjislaturat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së brenda 18 muajve. Megjithatë, ka ende disa vende që janë kundër kësaj, përfshirë Britaninë, Maltën, Qipron, Luksemburgun dhe Irlandën”, thotë Judith Sargentini, ligjvënës përgjegjës për çështjen.

Që nga fillimi i vitit 2017, në dhjetor vlera e Bitcoin është rritur me mbi 1.700 për qind, me një nivel të lartë prej mbi 20 mijë dollarë.

Sipas DW, ndërkohë që rritja e vlerës ka rritur legjitimitetin e kriptovalutës, gjithashtu ka frikë se “flluska Bitcoin” shpejt mund të shpërthejë. /Telegrafi

Exit mobile version