Sipas të dhënave më të fundit të KSHZ-së, anketuesit duhet që në territorin e Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares të verifikojnë 17000 të dhëna të dyshimta, ndërkaq në Kumanovë dhe Likovë ka mbi 11000 të dhëna të dyshimta, 7000 në Qendër dhe Aerodrom, nga 6000 në Karposh dhe Tetovë, kurse 4000 në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhjen e sotme, KSHZ-ja votoi për propozimin e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, respektivisht, Silvana Bonevës dhe Bedredin Ibrahimit, për të publokuar në faqen e internetit të Komisionit, emrat të cilët duhet të verifikohen, kjo për shkak transparencës në proces.
Ndryshe, gjithsej 488 anketues kanë filluar verifikimin në terren të të dhënave të dyshimta që gjenden në listën zgjedhore, ndërkaq bashkë me anketuesit në terren ka edhe vëzhgues të katër partive politike, të cilët nuk kanë të drejtë komunikimi me personat që anketohen gjatë kontrollit në terren. Ky verifikim duhet të përfundoj më 3 prill./Telegrafi/