Telegrafi

Ja situata e Barcës pas humbjes, flet drejtori i klubit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ka thënë se situata e klubit është shumë e mirë, përkundër humbjes nga Real Madridi në El Clasico.

Goli i realizuar nga Ronaldo në fund të takimit i dha fitoren Real Madridit në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Camp Nou.

“Natyrisht, humbjet na brengosin, por është pjesë e futbollit. Profesionistët e dinë se kur ka aq shumë lojtarë të mëdhenj në fushë, detajet e vogla përcaktojnë ndeshejt”.

“Ne duhet të punojmë. Kemi ndeshje të mbetura me rëndësi dhe jemi në situatë favorizuese për trofe”.

“Këto gjëra ndodhin në futboll. Ata kanë lojtarë të mirë dhe mund të fitojnë në secilin moment. Ne nuk ishim aq të mirë sot. Situata është e mirë. Varemi nga vetvetja”, u shpreh derjtori i Barcelonës.