Site icon Telegrafi

Ja sintetizatori që luhet thjesht me mendje

Rreth 100 vite më pas, kitaristi dhe këngëtari i grupit “The Apples in Stereo”, Robert Schneider, duke bashkuar një lojë të "Mattel" dhe një "Moog" të vjetër ideoi Teletron, një sintetizator që kontrollohet me forcën e mendjes.

Loja nga ku është marrë sistemi i kontrollit të Teletron quhet "MindFlex" dhe konsiston në drejtimin e një topi përgjatë një rrugëtimi me pengesa, duke përdorur valët cerebrale të kapura nga një kufje për elektroencefalogramë. Intensiteti i madh, apo i vogël i mendimit bën të ngadalësohet, ose të përshpejtohet një ventalitor, që nga ana tjetër ngre, apo ul topin. Schneider nuk ka bërë gjë tjetër veçse stakoi diapozitivin që lidh kufjen me ventilatorin dhe e lidhi me hyrjen “pitch’ të sintetizatorit (atë që vendos tonalitetin), duke arritur një tingull pak a shumë akut, sipas intensitetit të mendimit.

Në të vërtetë, gjërat nuk kanë shkuar plotësisht vaj. Për të ndërtuar Teletron, muzikantit amerikan i janë dashur disa muaj, duke zgjidhur problemet e ndryshme herë pas here, me ndihmën e ‘hakerëve’ të tjerë që kishin modifikuar "MindFlex" për eksperimente të tjera.

Dikush e kishte përdorur deri edhe për të krijuar një formë elektroshoku. Kush do të donte të ripërshkonte gjurmët e Schneider, megjithatë do ta ketë të lehtë, përderisa lideri i “Apples in Stereo” ka publikuar në YouTube një video me të gjitha instruksionet e duhur. Koncerti i parë për Teletron u mbajt muajin e kaluar në Louisville të Kentuckyt. Me atë rast, flukset psikologjike relative me pjesën e djathtë e të majtë të trurit të interpretuesit, si partiture kishin një bashkësi testesh dhe imazhesh e iu dërguan në mënyrë të ndarë dy "Moog"-ve, të cilat u luajtën nga Schneider dhe nga tastieristi tjetër eksperimental Robert Beatty.

“Kurba e tonalitetit ishte pak a shumë e njëjtë për të dy sintetizatorët, por ajo e anës së majtë të trurit ishte pak më racionale dhe e thatë, ndërsa ana e djathtë ishte më ëndërruese dhe joreale”, tha Schneider. /Telegrafi/

Exit mobile version