Ahengi „Informative Razgovor“ që u paralajmërua se do të mbahet para stacionit policor „Beko“ në Shkup, u zhvendos te udhëkryqi para ndërtesës „Paloma Bjanka“, pasi që forcat e sigurisë penguan qytetarët që të vijnë para këtij stacioni policor, që u rrethua nga të gjitha anët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në protestën para policisë, qytetarët ndezën flakadanë, vallëzuan dhe kënduan, ndërkaq paraprakisht ata u mblodhën te Kuvendi. Mersel Bilalli foli para protestuesve, duke thënë se qytetarët që rijnë në shtëpi, ngajnë si dikush që u digjet shtëpia, brenda i ka fëmijët, kurse ai ri e shikon.
Folësi tjetër, Vladimir Karaev porositi qytetarët që të mos presin dikush tjetër t’ua sjell ndryshimet, por duhet edhe ata të jenë pjesë e ndryshimit./Telegrafi/