Një turist amerikan, i cili ishte për vizitë në Vjenë të Austrisë, zbuloi një pajisje ilegale, e cila ishte vendosur në bankomatin e njërës nga bankat austriake në sheshin “Stephanplatz”, në qendër të Vjenës.
Sipas mediave austriake, përcjell albinfo.ch, pajisja dyshohet se ishte vendosur nga dikush për të vjedhur detajet e kartelës së bankës.
Turisti këtë mashtrim e zbuloi derisa dëshironte të tërhiqte para nga bankomati.
Pajisja ishte thuajse identike, por dyshimi i turistit erdhi pasi që ajo ishte e papastër.
Pasi e ka zbuluar këtë mashtrim, ai e ka hedhur në youtube, e cila deri më tash ka marrë miliona klikime.
Mediat rekomandojnë qytetarët që të kontrollojnë bankomatin para se të fusin kartelën e tyre.
Ndërsa, po qe se gjeni ndonjë manipulim të tillë, të lajmëroni menjëherë policinë.