Telegrafi

Ja si u kap banda italo-shqiptare e drogës, armëve dhe tritolit (Video)

Policia italiane ka publikuar një video nga operacioni i ditës së sotme, i koduar “Illiria”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 8 persona, 5 italianë dhe 3 shqiptarë, me akuzën e trafikut të drogës, armëve dhe lëndëve eksplozive nga Shqipëria drejt fqinjit përtej detit.

Sipas policisë, operacioni ishte vijim i një hetimi të nisur më parë, që u finalizua me sekuestrimin e 1 ton marijuane, një “Kallashnikovi”, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.