Telegrafi

Ja si u identifikua burri që vodhi telefonin e zgjuar Samsung! (Foto)

Aplikacioni i telefonit Samsung që kushton 450 funte, është aktivizuar sapo janë prekur shifrat e gabuara duke bërë edhe fotografi.

Kjo fotografi ka shkuar menjëherë në emailin e Claire Rose, që është pronare e telefonit të zgjuar, transmeton Telegrafi.

Gruaja 28-vjeçare e ka dorëzuar këtë fotografi në Polici, ku edhe ka treguar për burrin të cilin e ka parë më herët gjatë ditës.

“Telefonin e kam pasur në xhepin e palltos, teksa pikërisht burri nga foto më tha se diçka më ka rënë në tokë. Kur e ngrita kokën, ai më nuk ishte dhe mbeta si e humbur”, ka thënë Rose.

Policia ka nisur hetimet, për të gjetur këtë njeri që u zbulua pa dashje. /Telegrafi/