Me konceptin e ri Initium, prodhuesi i automjeteve koreano-jugore na tregon filozofinë e tij të projektimit të quajtur “Art of Steel” që synon të formësojë modelet e ardhshme.
Çfarë është modeli i ardhshëm?
Një SUV, sigurisht.
Initium fuqizohet nga një motor elektrik që prodhon 201 kuaj fuqi dhe sjell një përmirësim prej 40 kuajfuqish, krahasuar me crossover-in aktual me karburant hidrogjeni.
Edhe pse nuk po na tregon brendësinë për momentin, Hyundai thotë se pasagjerët e pasmë kanë shumë hapësirë dhe mund të jenë më të rehatshëm.
Dyert e pasme gjithashtu kanë një kënd hapjeje të gjerë, duke e bërë të lehtë hyrjen dhe daljen.
Initium do të shfaqet publikisht në Los Angeles Auto Show dhe Auto Guangzhou në nëntor. /Telegrafi/