Më poshtë keni disa udhëzime se si ta bëni parfumin tuaj që të qëndrojë më gjatë në lëkurë aroma e tij.
• Spërkatuni me parfum pas dushit, kur poret e lëkurës janë ende të hapura.
• Hidratoni lëkurën, pasi sa më e hidratuar të jetë ajo, aq më shumë do të zgjasë aroma e parfumit.
• Përdorni një krem me të njëjtën aromë.
• Mos i fërkoni kyçet me njëra-tjetrën pas molekulat e parfumit do të shtypen.
• Aplikojeni në vendet e duhura, në pulsin e dorës, pas veshëve dhe në qafë.
• Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë, që të jetë larg dritës së diellit.
• Spërkateni pak në një furçë dhe më pas krihni flokët, kështu që edhe flokët të kenë aromën e parfumit. /noa/Telegrafi/