Blerim Destani është bërë pjesë e një projekti të ri filmik.
Aktori i njohur përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se tashmë ka filluar përgatitjet për këtë film, i cili pritet të realizohet dhe publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk ka dhënë detaje rreth këtij projekti ai ka publikuar një video ku shihet duke u stërvitur për skenat e filmit.
Blerimi mbetet një nga aktorët më të pëlqyer shqiptar, i cili ka arritur të kalojë kufijtë shqiptar të famës duke u bërë pjesë e projekteve filmike botërore./Telegrafi/.