Telegrafi

Ja si rrëshqet deri në pishinë turisti i lyer me shumë vaj për rrezitje (Video)

Një turist që ndodhej në Benidorm të Spanjës, është lyer me shumë vaj për rrezitje dhe është hedhur me gjoks në beton.

Sipërfaqja e lëmuar, ka bërë që ai të mos ndalet, derisa ka rënë në ujin e pishinës, transmeton Telegrafi.

Xhirimi i bërë nga ballkoni i hotelit, tregon një grup njerëzish që e inkurajojnë, derisa ai hidhet për toke.

Mirëpo, loja që ai bëri për të humbur monotoninë, e ka lënë të gjakosur dhe shumë shenja në trup. /Telegrafi/