Një turist që ndodhej në Benidorm të Spanjës, është lyer me shumë vaj për rrezitje dhe është hedhur me gjoks në beton.
Sipërfaqja e lëmuar, ka bërë që ai të mos ndalet, derisa ka rënë në ujin e pishinës, transmeton Telegrafi.
Xhirimi i bërë nga ballkoni i hotelit, tregon një grup njerëzish që e inkurajojnë, derisa ai hidhet për toke.
Mirëpo, loja që ai bëri për të humbur monotoninë, e ka lënë të gjakosur dhe shumë shenja në trup. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9vlO6EuhI2c