Telegrafi

Ja si rrahen vajzat në mes të Tiranës (Video)

Dikur ziheshin meshkujt në mes të rrugës, por tashmë kanë filluar femrat. Në rrugët e Tiranës, duke përfituar edhe nga errësira disa vajza që duken adoleshente i janë vërsulur një tjetre duke e kapur atë prej flokësh dhe përplasur pranë një muri që ndodhej në mes të rrugës.

Ajo u është kthyer duke i thënë njërës prej tyre :”E di çfarë të bëj unë moj k**e”, por kjo mesa duket e ka nxehur “armiken” e saj dhe grushtet janë shtuar edhe më shumë.

Njëra nga vajzat që ndodhej aty ka tentuar t’i ndaj, por ka qenë e pamundur, pasi gjaknxehtësia e tyre në ato momente nuk pyeste për njeri. Sherri ka vazhduar për shumë minuta edhe pas përfundimit të filmimit ata kanë vijuar me fjalorin banal që e shohim më së shumti në rininë e sotme, sidomos tek adoleshentët. Video e sherrit të vajzave është publikuar nga ‘Jeta Osh Qef’.

https://www.youtube.com/watch?v=_oERk1ZAA-o