Telegrafi

Ja si reagojnë shqiptarët kur rrihet një grua (Video)

Në vazhdën e mesazheve sensibilizuese me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas është publikuar edhe një eksperiment social i realizuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri.

Dy aktorë u vendosën brenda një ruloti duke simuluar ulërima dhe dhunë. Mjeti qëndroi në një mjedis të frekuentuar nga qytetarët. Disa prej kalimtarëve qëndruan moskokëçarës, të tjerë telefonuan policinë ndërsa shumica u përpoq të ndërhynte.

Videoja e krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Qeverinë e Suedisë është pjesë e fushatës “#JoVetëmNë8Mars”, e cila synon ndërgjegjësimin e publikut nga të rinjtë për t’u bërë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.