Site icon Telegrafi

Ja si ndodhi vrasja në Tiranë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në mbrëmjen e së dielës.

Një person ka mbetur i vrarë në një lokal pranë stadiumit “Dinamo”, në zonën e ish – Bllokut. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Elton Çiço.

Ai është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person i maskuar me kapele.

I plagosuri u dërgua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. /Tvklan/Telegrafi/

Exit mobile version