Një ushqyes i gjetur në domate mund t’i ndihmojë të moshuarit që të kalojnë më lehtë problemet në fshikëz, besojnë ekspertët.
Ata zbuluan se përbërësi i quajtur ‘likopen’, i cili ua jep ngjyrën e kuqe domateve, mund të reduktojë zgjerimin e prostatës.
Gjëndra që e mbështjellë traktin urinar dhe zgjerimi i saj në jetën e mëvonshme mund ta bëjë urinimin më të vështirë dhe më të ngadalshëm.
Një ekip hulumtuesish rishikuan këtë përbërës të domateve dhe i publikuan gjetjet e tyre në gazetën “Oncology and Cancer Case Reports”.
Profesori Hiten Patel, nga Universiteti i Tromso-së në Norvegji, tha: “Ne e dinim se lipokeni mund ta ngadalësojë kancerin e prostatës, por tani duket se ai mundet edhe ta ngadalësojë zgjerimin e prostatës gjithashtu”.
Një nga problemet e shtruara nga hulumtuesit ishte se lipokeni nuk absorbohet lehtë nga trupi. Kështu, ata besojnë se duke e marrë atë si pilulë, përfitimet mund të jenë më të mëdha.