Telegrafi

Kështu nderohen heronjtë e Leicesterit

Zyrtarët e komunës së Leicesterit janë duke planifikuar që të ndryshojnë emrat e disa rrugëve të qytetit.

Sir Peter Soulsby është shprehur se do t’i nderojë lojtarët e Leicester Cityt, të cilët kanë bërë diçka të jashtëzakonshme këtë sezon duke e kthyer skuadrën në pretendentët kryesor për titullin në Ligën Premier.

Fillimisht, Leicester do të emërtojë dy rrugë kryesore në nderim të Jamie Vardyt dhe trajnerit, Claudio Ranieri, përkatësisht një me emrin ‘Vardy Vale’ dhe tjetrën ‘Ranieri Road’.

Gjithashtu pritet të emërtohen edhe rrugë të tjera me emrat e Kasper Schmeichel dhe Danny Drinkwater. /Telegrafi/