Shpeshherë femrat përballen me problemin e këpucëve të ngushta, të cilat ua lëndojnë këmbët dhe i bëjnë të mos ndjehen rehat.
Një problem i tillë zakonisht shfaqet kur blejmë këpucë të reja.
Por, ekziston një mënyrë për ta tejkaluar edhe këtë problem, varësisht nga materiali i këpucëve që keni.
E tëra që duhet të bëni është të merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë.
I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit.
Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet.
I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh.
Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për një numër të tërë.