Telegrafi

Ja si mund të duket iPhone X – varianti i përfolur i iPhone! (Video)

Pas shumë spekulimeve për modelin më të ri të iPhone tani ka rrjedhur edhe një koncept i ri i cili aludon në një variant tjetër të telefonit të famshëm të Apple, i cili quhet iPhone X.

Sipas këtyre sugjerimeve thuhet se iPhone X do të jetë një variant i ri i cili do të përbëhet nga çeliku dhe xhami, në të dyja pjesët e telefonit – diçka sikurse modeli fillestar iPhone 4, por natyrisht me dizajn të ri dhe të lakuar në skaje.

Edhe pse e gjithë kjo është një temë e rëndë në territorin e thashethemeve, dizajneri Imran Taylor ka përpunuar konceptin dhe imazhet që tregojnë se si do të mund të duket ky version i ri i iPhone.